CrokoClub Forum Index

Këngëtarja Ingrid Gjoni përfundon në Spitalin Ushtarak

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Këngëtarja Ingrid Gjoni përfundon në Spitalin Ushtarak

Mesazh nga DeLiCiouS prej Tue Oct 14, 2008 11:31 pm

Këngëtarja Ingrid Gjoni përfundon në Spitalin Ushtarak me plagë të lehta në trup, të shkaktuara me mjete prerëse. Ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, por gjithçka është mbajtur sekret. Incidenti nuk rezulton të jetë denoncuar në polici nga vetë këngëtarja. Mjekë të Spitalit Ushtarak kanë konfirmuar për “Gazeta Shqiptare”, se Ingridi është kuruar nga plagë të shkaktuara me mjete prerëse. Sipas tyre gjendja e këngëtares ishte e rëndë në momentin që kishte mbërritur në spital, por fatmirësisht plagët ishin sipërfaqësore në pjesën e sipërme të trupit dhe nuk kishin dëmtuar organe jetësore apo të kishin sjellë probleme të pariparueshme.

Sipas fjalëve, ngjarja është provokuar nga një grindje banale mes kën-gëtares dhe disa vajzave të tjera banore të Laprakës. Këto të fundit e kanë goditur dhe e kanë rrahur paq këngëtaren, madje e kanë qëlluar me thikë ose me mjete të tjera të forta duke i shkaktuar edhe plagët e dukshme në pjesën e sipërme të trupit. E plagosura VIP e Spitalit Ushtarak, ka marrë vetëm mjekimin e parë dhe atë të domosdoshëm e më pas ka vijuar me mjekimet në banesë. Nuk dihen ende motivet sesi kjo ngjarje nuk është regjistruar në polici, ndonëse në Spitalin Ushtarak ndodhet e stacionuar 24 orë në ditë një patrullë policie, enkas për të verifikuar të plagosurit apo pacientët që mund të kenë lidhje me ngjarjen kriminale. Gazeta ka tentuar të lidhet me këngëtaren Gjoni, por telefoni i saj ka qenë gjatë gjithë kohës jashtë shërbimit. Të gjitha kontaktet e tjera me këngëtaren kanë rezultuar mision i pamundur për Gazetën, për shkak të “no comment” për këtë informacion.

Pikërisht një vit më parë, në 16 tetor, Ingrid Gjoni ishte përfshirë në një tjetër incident. Ajo së bashku me 14 miq të saj, përfshi edhe Çiljeta Xhilagën, ishin duke u dëfryer në lokalin “Kanon”, pas spektaklit ‘Miss Globe International’, kur për shkak të një mikeshës së tyre, që siç duket e kishte tepruar me pijen, ka ndodhur incidenti me policinë. Pas 2 orëve të kaluara në polici, ku dhe kishte dhënë deklaratën me shkrim, Gjoni është liruar bashkë me disa miq të saj.

DeLiCiouS
DeLiCiOuS
DeLiCiOuS

Female Numri i postimeve : 1356
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këngëtarja Ingrid Gjoni përfundon në Spitalin Ushtarak

Mesazh nga StRaNgEr prej Thu Oct 15, 2009 2:26 pm

Si Nuk pertove Me E Bo Copy Paste Gjith Kete Mi Razz

StRaNgEr
Imort@l-$pirit
Imort@l-$pirit

Male Numri i postimeve : 448
Age : 32
Location : Ku Te Na Zere Nata :P
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi