CrokoClub Forum Index

Heronj Shqiptare.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Heronj Shqiptare.

Mesazh nga Chaos prej Wed Oct 29, 2008 6:09 pm

Historia e Herojt Bajram Curri.

Bajram Curri lindi më 1862 në Gjakovë; vdiq më 29 mars 1925 në Dragobi. Ka qenë atdhetar e demokrat i shquar revolucionar, udhëheqës i lëvizjes për çlirimin e bashkimin kombëtar të vendit, Hero i Popullit.

U brumos me idetë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900. Udhëheqës i lëvizjes antiimperialiste në Kosovë dhe një nga prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë, mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Nënkryetar i klubit "Bashkimi" të Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911, u bëri një qëndresë të fortë ushtrive osmane në Qafën e Morinës.

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur, u shqua si një nga komandantët e talentuar popullorë që theu ushtritë osmane në Qafën e Prushit e në fushën e Kosovës. Së bashku me Hasan Prishtinën, Isa Boletinin e Idriz Seferin në krye të forcave kryengritëse hyri në Shkup, duke çliruar nga zgjedha osmane gjithë vilajetin e Kosovës. Pas 1912 punoi në Kosovë për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbomalazeze. Në vitin 1914 mori pjesë në luftën kundër veprimeve antikombëtare e separatiste të Esat Pashë Toptanit në Durrës.

Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" dhe u bë një nga udhëheqësit e tij kryesore. I ngarkuar nga ky Komitet, i dërgoi një protestë Konferencës së Paqes në Paris (1919) në të cilën kërkonte që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe që popullsisë shqiptare në Kosovë t'i jepej e drejta të shprehte lirisht aspiratat kombëtare. Më 12 dhjetor 1920, i drejtoi Qeverisë sovjetike një promemorie, ku shprehu bindjen se ajo do t'i bënte një vlerësim të drejtë çështjes së kufijve të Shqipërisë. Hyri në lidhje me udhëheqësit e lëvizjeve revolucionare të popujve ballkanikë që vuanin nën zgjedhën e monarkisë serbomadhe. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm te forcave të armatosura. Ai udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes esatiste. Kuptoi shpejt rrezikun që i sillte vendit forcimi i pozitave të Ahmet Zogut në shtetin shqiptar, iu kundërvu atij qysh në fillim dhe u radhit në krahun e forcave demokratike që luftonin kundër çifligarëve reaksionarë. Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë e Hasan Prishtinës. Pas marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos në Krasniqe nga ku vazhdoi luftën në gjirin e malësorëve të Veriut. Mori pjesë në Lëvizjen e Marsit të vitit 1922 kundër Ahmet Zogut dhe forcave reaksionare. Krijoi një zonë të lirë në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) nga ku kërcënonte qeverinë reaksionare të Tiranës dhe bashkëpunoi me çetën e Azem Galicës që luftonte në Kosovë për çlirim kombëtar. Ishte ndër udhëheqësit kryesorë të forcave demokratike revolucionare që shpartalluan repartet zogiste dhe i hapën rrugën fitores së Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga serbomëdhenjtë. E vazhdoi luftën kundër reaksionit të brendshëm dhe shovinistëve serbë edhe pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit. U vra nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi, më 29 mars 1925.

_________________
When life hands you lemons, ask for salt and a bottle of tequila

Chaos
Dangerous minds
Dangerous minds

Male Numri i postimeve : 1005
Location : Europe
Registration date : 25/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Heronj Shqiptare.

Mesazh nga Chaos prej Wed Oct 29, 2008 6:11 pm

Shote Galica

Shote Galica, emëruar në lindje si Qerime Galica, (1895 - 1927) ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, Heroinë e Popullit. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë.

Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbanisë së Vogël). Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe e bjellogardiste dhe mercenarëve të Ahmet Zogut. Humbi në luftime nga masakrat e shovinistëve serbë 22 anëtarë të familjes.

Nga fundi i vitit 1926 Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë e braktisur nga regjimi zogist.

_________________
When life hands you lemons, ask for salt and a bottle of tequila

Chaos
Dangerous minds
Dangerous minds

Male Numri i postimeve : 1005
Location : Europe
Registration date : 25/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Heronj Shqiptare.

Mesazh nga Chaos prej Wed Oct 29, 2008 6:13 pm

Ismail Qemali

Ismail Qemali lindi në Vlorë në një familje çifligare më 24 janar të vitit 1844, vdiq në Itali nga një atentat me helm më 24 janar të vitit 1919. Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" në Janinë, më 1859 u vendos me familjen e tij në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore. Kërkesat e Ismail Qemalit për zbatimin e reformave demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart, i shqetësuar se mos kryengritjet i jepnin shkas ndërhyrjes së huaj.

Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Në dhjetor të 1908, me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman ku, së bashku me grupin e deputetëve patriotë, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Në këtë kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Së bashku nie L. Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me përfaqësues diplomatikë të Fuqive për të shtruar e mbrojtur çështjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat që ekzistonin midis fuqive. Ai për çlirimin e plotë të vendit. Më 19 nëntor 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej pavarësia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.
28 nëntor, 1912
28 nëntor, 1912

U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit, i vëmendshëm kundrejt politikës së Fuqive për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej në dobi të atdheut, por i papajtueshëm me çdo cenim nga ana e tyre të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar, i lirë nga paragjykimet kundrejt fqinjëve me të cilët kërkonte të kishte marrëdhënie miqësore, por edhe kundërshtar i rreptë i synimit të tyre për të copëtuar Shqipërinë. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Në të gjitha këto veprime Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe të imperialistëve, të cilët e rrëzuan qeverinë kombëtare të kryesuar prej tij në janar 1914. Vitet e fundit të jetës së tij të kaluara në mërgim Ismail Qemali i përdori në dobi të çështjes shqiptare.

Delegatet qe nenshkruan deklaraten e pavaresise ne 28 Nentor 1912 jane: 1)Ismail Qemali 2)Kacorri(Dom Nikoll Kacorri) 3)Abdul Aziz Vehbi(Vehbi Dibra) 4)J.Karbunara 5)Elmas Boco 6)Vehbi Arci 7)Qazim Kokoshi 8)J.Minga 9)Rexhep Mitrovica 10)Nebi Sefa (Lushnja) 11)Abdi Toptani 12)Abas Dilaver(Qelkup-a) 13)Mi'hat Frasheri 14)Shefqet Daju 15)Zihni Abas Kanina 16)Xhelal Kopernacka 17)Hajredin Cakrani 18)Qemal Elbasani (Karaosmani) 19)Iljas Vrioni 20)Salih Gjuka 21)Dhimitër Berati 22)Dhimitër Emanuel (Mborja) 23)Dimitri Zografi 24)Murat Toptani 25)Pandeli Cale 26)Luz (Luigj) Gurakuqi 27)Bedri Pejani 28)Spiro (don) Ilo 29)Thanas Floqi 30)Lef Nosi 31)Dr.H.Myrteza 32)Nuri (Sojliu) 33)Mustafa Asim Kruja 34)M.Ferid Vokopola 35)Ymer Deliallisi 36)Xhemaledin (Xhemal Deliallisi) 37)A.Rruci 38)Zuhdi Ohria. Dy emra te tjere ne deklarate jane te padukshem qarte.

_________________
When life hands you lemons, ask for salt and a bottle of tequila

Chaos
Dangerous minds
Dangerous minds

Male Numri i postimeve : 1005
Location : Europe
Registration date : 25/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Heronj Shqiptare.

Mesazh nga DeLiCiouS prej Tue Jan 06, 2009 9:59 pm

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
lindi më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468 është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.
Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri ne fronit e te atit, deri në vitin kur ai u nise kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.

Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.Ai u martua me te bijen e Gjergj Arianitit per te forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.

Shume njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shume thenje por e verteta qendron sepse pasi qe Skenderbeu i versuli naten nje tub te medha delesh ndoshta me qindra mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga nje qiri ateher osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njerez. Kjo eshte vetem nje legjende. Ekziston gjithashtu dhe ideja se kete perkrenare e ka mbajtur edhe per nder te Pirros se Epirit, pasi edhe ai ka mbajt po te njejten perkrenare. Kjo i pergjigjet se vertetes, pse edhe mbreter te tjere ilire si Aleksandri i Madh mbante perkrenare me brire dashi.

DeLiCiouS
DeLiCiOuS
DeLiCiOuS

Female Numri i postimeve : 1356
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Heronj Shqiptare.

Mesazh nga DeLiCiouS prej Tue Jan 06, 2009 10:06 pm

Luigj Gurakuqi


është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës.

Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda).
Më 1908 Luigj Gurakuqi kthehet në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Luigj Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Në vitet 1921-1923 Luigj Gurakuqi si deputet i Shkodrës ku ishte vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i Fan Nolit. Luigj Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924. Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu.
Fan Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e nderoi me titulin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit".
Krijimtaria poetike e Luigj Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më me poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941. Në poezinë e parë, që është përgjigjje për vjershën "Shko dallëndyshe" të Filip Shirokës, Luigj Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë. Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elementë autobiografikë. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Luigj Gurakuqit. Ai është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik. Luigj Gurakuqi shkroi edhe vjersha për fëmijët, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912).
Edhe si publiçist Luigj Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese", etj. Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet.
Luigj Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator dhe si hartues i parë i metrikës shqipe.

DeLiCiouS
DeLiCiOuS
DeLiCiOuS

Female Numri i postimeve : 1356
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Heronj Shqiptare.

Mesazh nga JoKeR prej Mon Jan 12, 2009 11:50 pm

Kapidan dr. Mark Gjon Marku, udhëheqes i luftës per shqipërinë etnike

Pak gjeneologji

Kur Principatat Arbërore me qendër në Durrës, Shkodër e Artë filluan dobësimin e tyre kur shteti i Gjergj Kastriotit filloi rënien pas vdekjes se Gjergjit në vitin 1468 si dhe kur dukagjinasit u dobësuan tej mase, me depërtimin e osmanlinjve në viset Arbërore filluan shpërngulje masive dhe lëvizje të mëdha të popullatës Arbërore përtej viseve të Adriatikut.

Por njërit nga vëllezerit e Lek Dukagjinit, konkretisht, Pal Dukagjini, me teper i pelqeu shkrepat, kreshtat dhe ato bjeshkë te bukura te Mirdites kreshnike dhe u vendos njëherë e pergjithmonë në Grykë të Oroshit, në atë grykë ku për pesë shekuj shqiptarët në Mirditë qëndruan me një heroizem të paparë. Dhe nga Pal Dukagjini rrjedh familja e Kapidan Mark Gjon Markut udhëheqësit trashëgimor të Krahinës së Mirditës. Kjo gjeneologji duket kronologjikisht në këtë mënyrë:

Pal Dukagjini, i biri Kol Pal Dukagjinit.

Nga Kola rrjedh Mark Kol Pal Dukagjini, nga Marku rrjedh Gjon Mark Kol Pali apo Gjomarku I -rë, nga Gjon Marku I -rë rrjedh Marka Gjoni I-rë, nga Marka Gjoni I -rë rrjedh Gjon Marku II-të, nga Gjon Marku II-të rrjedh Llesh Gjoni I -rë.

Me pas trungu gjeneologjik i kesaj familjeje arbërore ndahet në tri pjesë:

Preng Lleshi, Lleshi i Zi dhe Dode Lleshi.

Nga familja e pare e Preng Lleshit që njëherit trashëgon derën e Gjon Markut, sepse ishte vëllai i parë, rrjedhin Dod Prenga, Nikoll Doda, me vone Dod Doda dhe Bib Doda e nga Bib Doda rrjedh atdhetari Prenk Bib Doda. Me vrasjen e Prenk Bib Dodes, i cili nuk lë pasardhes, drejtimin e udhëheqjes së derës së Kapidanit te Mirdites e merr barku i Lleshit te Zi, ku pason kjo renditje:


Kapidan dr. Mark Gjon Marku edhe pse ishte minister i brendshëm u kishte shtrirë doren edhe kundershtarëve politikë, sa me iniciativen personale nxori prej burgut te Tiranes Zef Palin, anëtar i Qendrorit te Ballit kombetar. Por nje rast mjaft delikat iu paraqit atij në vitin 1943, kur i dibrani Masar Pustina largohet preji Berlini, ku ishte derguar ne cilesinë e nderlidhesit te ushtrisë, por per t’iu larguar arrestimit kthehet ne Tirane me qellim të shkonte ne Diber, por i nevojiteshin armët.

Duke pare se Kapidan Mark Gjon Marku qe nje atdhetar i devotshem Masar Pustina merr guximin dhe shkon te kapidan Mark Gjon Marku ne Ministrinë e Brendshme dhe pasi i tregon qellimin e arratisjes nga Berlini, kapidan Markut i kerkoi armët per vete e shokët. Kapidan Mark Gjomarku u çudit prej guximit të tepruar të Masar Pustinës, por nuk u topit. Për një moment kapidan Mark Gjon Marku u thellua ne kuptimin tradicional të shtëpisë së tij dhe të lidhjeve tradicionale me veriun e Shqiperisë dhe i thotë: “Shko te kuestari Pandeli Papalilo, ai ka me t’u pergjigjë: - “Mos u tremb”. Kuestari Pandeli Papalilo, simbas urdhrit të Ministrit, i dorëzon armët, por vetem me nje fishek. Masar Pustina kthehet ne Minsitrinë e Brendshme e mbasi e falenderon Kapidan Mark Gjon Markun i thotë: “Mire se pushket m’i dhe, por me nje fishek”. E kapidani i pergjigjet: “Per mos me korit pushkën”.

Në qoftë se i hedhim nje vështrim vërejtës historisë së asaj kohe (1939), kemi per te pa se konsekuencat kane rrjedhë te padiskutueshme preji regjimit te meparshem, dhe se figurat e ndritura te patriotëve shqiptarë: Mustafa Merlika -Kruja, Maliq Bushati, Ernest Koliqi, Xhevat Korça, Shuk Gurakuqi, Kapidan Mark Gjomarku e te tjerë te gjendur para faktit te kryer, mbeten si zogjtë ne kafaz, pa kurrfarë mundesie të thonë as po as ajo.

Historia ne qofte se shikohet ne prizmin e realitetit te ngjarjeve te ndodhura ne kohe dhe hapesirë ateherë ajo gjithmonë na trasmeton fakte historike, te pamohushme te koherave te kaluara, duke i paraqite edhe figura personash qe e kanë ndritur historinë e kombit dhe te atyre qe nuk kane lënë gjurmë pastertie morale e kombetare.

Ne vitin 1944 ia mberrin ushtria gjermane e me te edhe nje grup shqiptaresh nga Kosova ne krye me atdhetarin Xhafer Deven. Kapidan Mark Gjon Marku duke e konsideruar faktin historik se gjermanet na kishin dhuruar Kosoven e jo italianet, me shkue kundra tyre do te thoshte të mohonte Kosoven, me këtë bindje te thellë e te ndergjegjshme vendos dhe shkon ne Tiranë të binte ne kontakt me komanden ushtarake gjermane e të shqyrtonte probleme mjaft të ndërlikuara të kohës. Në Tiranë është pritë me nderime dhe gjermanet jane bindë se kishin te bëjnë me nje personalitet politik te radhes se pare, prandaj i caktuan nje bashkëpunim reciprok, duke i vu ne dispozicion nje batalion luftetaresh besnikë, 350 mirditas, me kusht qe mos i përdornin gjermanët në aksione të ndryshme ushtarake. Me ate batalion kapidan Mark Gjon Marku siguroi hapjen e KUVENDIT KUSHTETUES KOMBETAR NE TIRANË ne vitin 1943.

Ky kuvend u hap me 23 tetor 1943 ne ish-pallatin e ri Mbretëror, ne rrugen Tiranë- Elbasan. Sipas rregullave te kuvendit kushtetues kombetar, ne te cilen per herë te parë morën pjesë perfaqesues të zgjedhur te krahinave te ndryshme shqiptare, jashte kufijve te Shqiperisë, te shkeputura padrejtesisht nga shteti ne vitin 1913, u zgjodh kryesia e perberë nga Lef Nosi, kryetar, kapidan Dr. Mark Gjon Marku nenkryetar dhe dr Rexhep Krasniqi, po ashtu nenkryetar. Me shkuarjen e Lefter Nosit ne Keshillin e naltë te Rexhences ku merrnin pjesë edhe Mehdi Frasheri, Pater Anton Harapi dhe Fuad Dibra, dhe po te njejten dite qe duhet te zgjidhej edhe atdhetari Idhomen Kosturi prej Korçës kryetar, ate e vrane pansllavistët komunistë, ndersa kapidan dr Mark Gjon Marku nga respekti qe kishte per Kosoven martire, ia leshoi vendin dr Rexhep Krasniqit qe te behej Kryetar i Kuvendit Kombetar Shqiptar.


Kapidan dr. Mark Gjon Marku pas zhvillimit te nje lufte te gjatë kunder komunizmit ne malet e Shqiperisë do të bjerë heroikisht në një pyll të Perlatit me 13 Qershor 1946. Pran Markut vdiq Nikoll Përpjetri, djalosh shtatëmbëdhjetë vjeçar. Pasi Kapidan dr Mark Gjon Marku ishte plagosur rëndë urdheron shoket qe mos ta bartin më dhe u dorëzon atyre te gjithë dokumentacionin qe e kishte me vete. Duke dashur qe mos të bjerë i gjallë ne duar te komunisteve para me nje plumb në ballë e vret me fuqinë e fundit komandantin komunist. Më pas i dha fund edhe jetës së tij.

Kështu, me 13 qershor te vitit 1946, plot 58 vjet me parë, në moshën 33-vjeçare pas nje karriere te bujshme atdhetare dhe politike do te bjerë ne fushen e nderit djali i pare i kapidan Gjon Marka Gjonit, kapidan dr. Mark Gjon Marku. Me ate rast vajtuan dhe gjëmuan edhe zanat e malit dhe dragojtë neper te gjitha viset shqiptare ku i thuhej bukes buke e ujit ujë. Por, më së shumti vajtoi Shqiperia e cila ende sot e kesaj dite po i ndjen plaget e mosrealizimit te projektit te paramenduar, te perpiluar politikisht dhe ushtarakisht nga Kapidan dr. Mark Gjon Marku me shokë, për një Shqipëri të shqiptarëve, për një Shqiperi Etnike.

_________________
I Will Have My Vendetta , In This Live Or The Next

JoKeR
Vendetta
Vendetta

Male Numri i postimeve : 896
Age : 24
Location : Darkness
Registration date : 26/11/2008

http://www.crokoclub.tk/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Heronj Shqiptare.

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:21 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi