CrokoClub Forum Index

Ballokume (Receta)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ballokume (Receta)

Mesazh nga Beko prej Wed Dec 03, 2008 7:33 pm

MASAT

1 kg sheqer, 0.4 kg tëlyn (gjalp), 7-8 kokrra vezë, 1 kg miell misri i situr, një dorë miell gruri,

1 fixhan kafeje qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.

GATIMI

Tretet tëlyni dhe lihet te fundërrojnë kripërat e tij. Pastaj tëlyni i vakët dhe pa kripërat e rëna në fund rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse përfundimi i përzjerjes ndjehet kur të duket se prek fije me dorën që po përzien masën e krijuar. Ndërkohë vezët janë përzjerë me qumështin më parë dhe shtohen dalëngadalë tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar përzjerjen e këtij të fundit.

Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar perzjerjen me dorë. Mielli i grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Nëse shihet se brumi ka mbetur përsëri si i qullët, atëhere atij mund t’i shtohet edhe një dorë miell. Kështu me këtë brume ballakumet nuk do të shtrihen gjatë pjekjes.

PJEKJA

Tepsiat lyhen me pak tëlyn dhe spërkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi tashmë i gatuar, formohen me dorë gurabiet me madhësi jo të vogël dhe vendosen mbi tepsi të larguara nga njëra tjetra. Paraprakisht furra është nxehur në 170oC. Futet tepsia në furrë dhe lihet aty derisa ballkumet të formojnë pak kore (jo të skuqen). Nxirret pastaj tepsia nga furra dhe lihet të ftohet, me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht nga ajo.

_________________



Beko
Moderator
Moderator

Male Numri i postimeve : 154
Age : 26
Location : Tirana
Registration date : 01/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi