CrokoClub Forum Index

Si ta besh për vete te dashuren/dashurin TEST

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si ta besh për vete te dashuren/dashurin TEST

Mesazh nga Beko prej Wed Dec 03, 2008 7:50 pm

[move]Si e bën për vete seksin e kundërt[/move]




Me një buzëqeshje të parezistueshme, një look të veçantë apo një vështrim këmbëngulës? Përgjigju me sinqeritet pyetjeve të testit të mëposhtëm, dhe do të zbulosh se cila është mënyra jote “për t’ia vjedhur” zemrën personit që të pëlqen.


Një djalë që të pëlqen fillon e flet për ish-të dashurën e tij, e cila rastësisht është një shoqja jote e vjetër. E këshillon ta harrojë?



Po Jo



Kur shikon në televizor aktorë dhe modelë me fytyra dhe trupa perfektë, mendon se është shumë më e lehtë të dukesh bukur në ekran sesa në jetën reale?



Po Jo





Hyn në një lokal dhe shikon një djalë simpatik, i cili është duke pirë diçka. Në një moment fillon e të shikon. I afrohesh dhe përpiqesh të fillosh bisedën me të?



Po Jo



E ndjek modën vazhdimisht, por ndodh që të ndërrosh stil të veshuri për t’i pëlqyer personit që të tërheq. Do të ndiheshe në siklet për ta pranuar?



Po Jo



Një shoqja jote njihet me një djalë, i cili edhe pse është shumë simpatik, ka një veshje që lë për të dëshiruar. Për t’i tërhequr vëmendjen, mundohesh t’i përjashtosh komentet, në lidhje me veshjen e tij, dhe e shikon me admirim?



Po Jo



Vendos të fillosh një dietë, por e di që partnerit i pëlqejnë trupat “e mbushur”. Përfundimisht, e fillon dietën, duke besuar se, nëse të do vërtet, atëherë do të vazhdojë të të dojë edhe me disa kile më pak.



Po Jo



A ndihesh plotësisht e sigurt se askush nuk mund “të ta vjedhë” personin e zemrës?



Po Jo



Zakonisht, kur dikush që të pëlqen është para teje, qesh me të madhe dhe mundohesh të tregosh gjëra të zgjuara.



Po Jo



Je zënë me partnerin dhe për një kohë të gjatë qëndroni pranë njëri-tjetrit pa folur. Si përfundim, kthehesh e shikon dhe i thua se e do shumë.



Po Jo



Ka ndodhur ndonjëherë të të ngacmojë një person që dije se kishte një lidhje?



Po Jo



Përgjigjet e testit





Nga 0 deri në 3 përgjigje “po”



E di shumë mirë se cilat janë “armët” dhe mundësitë e tua. Mirëpo, kur dashurohesh çmendurisht, nuk mundesh të bësh asnjë lëvizje. Është fakt që ndjenja e turpit të bën akoma më simpatike dhe tërheqëse në sytë e të tjerëve. Por kjo mund të jetë edhe pengesë me personat emocionalë dhe disi të turpshëm. Bëhesh akoma më e papërmbajtur, kur shikon se simpatia është e ndërsjellë; fillon të qeshësh, të tregosh batuta dhe automatikisht krijon një atmosferë shumë të lirshme, gjë e cila e bën personin përballë teje të hapet akoma më shumë.



Nga 4 deri në 6 përgjigje “po”





Të pëlqen të flirtosh, të pëlqen loja për të bërë për vete dhe pa e kuptuar as vetë, ia del mbanë me qëllimin tënd pa bërë asgjë të veçantë. Je shumë e lirshme në marrëdhëniet me të tjerët dhe ke një mënyrë të veçantë, shpesh provokuese të të veshurit. Je tërheqëse, qoftë nëse vesh një palë xhinse apo një veshje më klasike. Pavarësisht këtyre, arrin të jesh tërheqëse, edhe kur flet rreth gjërave që të interesojnë, hobeve apo pasioneve të tua.



Nga 7 deri në 10 përgjigje “po”



Të pëlqen të jesh tërheqëse në sytë e të tjerëve dhe nuk ke asnjë vështirësi në këtë “lojë”. Në njohjen e parë je shumë sexy dhe me çdo lëvizja jote i tërheq të gjitha shikimet sipër teje. Por, ndonjëherë, vetëbesimi i tepërt të çon në sjellje ekstreme. Dëshiron që gjithmonë të jesh në qendër të vëmendjes, si dhe je e sigurt se bukuria jote jep efekt te të gjithë. Nëse vazhdon kështu, është shumë e mundur ta shikosh shoqërinë të të largohet. Pse?! Sepse kanë frikë mos ua merr partnerët.

_________________



Beko
Moderator
Moderator

Male Numri i postimeve : 154
Age : 26
Location : Tirana
Registration date : 01/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si ta besh për vete te dashuren/dashurin TEST

Mesazh nga DeLiCiouS prej Wed Dec 03, 2008 11:58 pm

boo sa vdekje i kam kto testet :S

DeLiCiouS
DeLiCiOuS
DeLiCiOuS

Female Numri i postimeve : 1356
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si ta besh për vete te dashuren/dashurin TEST

Mesazh nga MooN prej Mon Dec 15, 2008 12:01 pm

Laughing Laughing

_________________
Act Dumb , Play Smart

MooN
Super Moderator
Super Moderator

Female Numri i postimeve : 543
Location : MooN
Registration date : 29/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si ta besh për vete te dashuren/dashurin TEST

Mesazh nga DeLiCiouS prej Sun Dec 21, 2008 5:26 am

O BEKO po noi test si me e largu ma gjen dot pash zotin Very Happy

DeLiCiouS
DeLiCiOuS
DeLiCiOuS

Female Numri i postimeve : 1356
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si ta besh për vete te dashuren/dashurin TEST

Mesazh nga MooN prej Sun Dec 21, 2008 12:08 pm

TiRoNcJa shkruajti:O BEKO po noi test si me e largu ma gjen dot pash zotin Very Happy
Laughing Laughing Laughing Laughing

_________________
Act Dumb , Play Smart

MooN
Super Moderator
Super Moderator

Female Numri i postimeve : 543
Location : MooN
Registration date : 29/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si ta besh për vete te dashuren/dashurin TEST

Mesazh nga JoKeR prej Sun Dec 21, 2008 7:42 pm

Cdo Njeri e din vet mer Beko
skan nevoj ropt per teste

_________________
I Will Have My Vendetta , In This Live Or The Next

JoKeR
Vendetta
Vendetta

Male Numri i postimeve : 896
Age : 24
Location : Darkness
Registration date : 26/11/2008

http://www.crokoclub.tk/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si ta besh për vete te dashuren/dashurin TEST

Mesazh nga Beko prej Sat Jan 10, 2009 3:58 pm

tironcja do shof mos te gjej ndonje gje per ate qe kerkon Very Happy Premtoj Very Happy

_________________



Beko
Moderator
Moderator

Male Numri i postimeve : 154
Age : 26
Location : Tirana
Registration date : 01/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si ta besh për vete te dashuren/dashurin TEST

Mesazh nga DeLiCiouS prej Tue Jan 13, 2009 12:47 pm

Beko ahh rrofsh ti Very Happy

DeLiCiouS
DeLiCiOuS
DeLiCiOuS

Female Numri i postimeve : 1356
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si ta besh për vete te dashuren/dashurin TEST

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:19 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi