CrokoClub Forum Index

Humor me poezi!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Humor me poezi!

Mesazh nga Emi prej Thu Jan 22, 2009 12:42 am

Poezi nga krahinat...

Vlore
Kemi brigjet plot me skafe
turist' plot nga gjithe bota
det si yni s'ka Evropa
lum si ne qe na ka Vlora.

Mirdite
Kena pula qe hane gur
kena shkrepa me ba mur
kena pisha me ba drite
lum per na qe rrim' n'Mirdite.

Sarande
Kemi Jonin per tu lare
prane Greqise per pazar
shtepi bosh e me verande
lum si ne per k'te Sarande.

Shkodra
Kena Bunen e Liqenin
kem' Rozafen dhe humorin
kem' gjakmarrjet e shoqnine
s'ka si Shkodra per Shqipnine.

Korca
Kemi fjalet, pastertine
nikoqire e besimtare
arsimdashes e shtegtare
Korca jone nuk ke te share.

Tirana
Kemi Dajtin edhe Lanen
Parlament , aeroportin
njerez plot ,pluhur e zhurme
o Tiron te duam shume.

Durresi
Kemi portin me te madh
kemi plazhe te pamate
korridorin tete, si dhe autostrade
Durrsi i refugjatve e Teutes me varke.

Gjirokastra
Kemi keshtjellen, shtepite muze
ish- udheheqsin, te madhin Kadare
konsullaten, tregtare me shumice
Gjirokaster guri, kursen pa teprice.

Fieri
Kemi fushat myzeqare
kemi Benz-a kemi pare
bejm' kanabis e duhan

_________________
dark road 2 heaven

Emi
Sweet Voice
Sweet Voice

Female Numri i postimeve : 602
Age : 26
Registration date : 08/10/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Humor me poezi!

Mesazh nga Emi prej Thu Jan 22, 2009 12:47 am

Ku jetojme aq te gezuar,
xhepat bosh, deren blinduar?
NE SHQIPERI!

Ku ka vlere me shume gomari,
se shkencetari apo shkrimtari?
NE SHQIPERI!

Ku ka ''rend'', ''paqe'', ''qetesi''
ku ujku per ujkun eshte njeri?
NE SHQIPERI!

Ku s'punojne hic kombinatet,
ku hajdutet po ngrejne pallatet?
NE SHQIPERI!

Ku ta vrasin deputetin,
Ku s'e pysin presidentin?
NE SHQIPERI!

Ku qeveria punon me banda,
Ku na mban gjalle vec kontrabanda?
NE SHQIPERI!

Ku te hedhin me shume balte
dhe ku fajdet ti ngrijne parate?
NE SHQIPERI!

Ku ka baker, krom e ar
Por s'ka uje per tu lare?
NE SHQIPERI!

Ku i veshin ne koke corapet
dhe kallashi i lan hesapet?
NE SHQIPERI!


Ku pelcet, kercet dyfeku,
ku pa djerse fitohet leku
NE SHQIPERI!


Ku spiuni ben transparentin,
ku vampiret perbejne parlamentin?
NE SHQIPERI!


Ku qeveria ben Nastradinin,
ku sigurimi t'vjedh persekutimin?
NE SHQIPERI!


Ku vishet gjithe populli ''me trim'' i botes
me tesha t'vdekunish te gjithe europes?
NE SHQIPERI!


Ne c'vend kemi lere,
krenare dhe te dhjere?
NE SHQIPERI! Sad

_________________
dark road 2 heaven

Emi
Sweet Voice
Sweet Voice

Female Numri i postimeve : 602
Age : 26
Registration date : 08/10/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Humor me poezi!

Mesazh nga JoKeR prej Fri Jan 23, 2009 6:15 pm

Very Happy

_________________
I Will Have My Vendetta , In This Live Or The Next

JoKeR
Vendetta
Vendetta

Male Numri i postimeve : 896
Age : 24
Location : Darkness
Registration date : 26/11/2008

http://www.crokoclub.tk/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Humor me poezi!

Mesazh nga Emi prej Thu Mar 19, 2009 12:49 am

Dashuria nuk eshte nje patate
.....qe hahet brenda nje nate
Ajo eshte nje shtylle betoni
qe kur e prek te ze tensioni! Very Happy

_________________
dark road 2 heaven

Emi
Sweet Voice
Sweet Voice

Female Numri i postimeve : 602
Age : 26
Registration date : 08/10/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Humor me poezi!

Mesazh nga Sponsored content Today at 6:07 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi