CrokoClub Forum Index

Skanderbeg The Warrior King

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Skanderbeg The Warrior King

Mesazh nga Gjumashi prej Sun Jun 07, 2009 2:20 am

Nje dokumentar i ri per Skenderbeun.Ju keshilloje ta shikon, do mesoni shume gjera te reja.



Shiko ketu


Per te pare dokumentarin duhet te keni te instaluar DIVX Player.www.divx.com shkarko falas.

Me respekte.
Gjumashi!

Gjumashi
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 10
Location : C:\Spam.exe
Registration date : 26/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Skanderbeg The Warrior King

Mesazh nga Llokume prej Sun Jun 07, 2009 12:06 pm

Duke lundruar ne internet neper faqe shqiptare, para disa ditesh, ne faqen e Gazetes Shekulli gjetem nje material i cili flet per ndihmen qe shqiptaret i dhane hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore duke shpetuar nga nazizmi shume prej tyre dhe menduam t’a postojme kete material pikerisht sot me 28 Nentor. Duke iu uruar edhe nje here Gezuar 28 dhe 29 Nentorin iu leme t’a lexoni:
Më 1 Nëntor, në Jeruzalem u hap ekspozita e Norman Gershman, për shqiptarët myslimanë që shpëtuan hebrenjtë nga nazizmi
“Bëhet fjalë për historinë e një kombi që i ka shpëtuar të gjithë hebrenjtë e tij, falë kodit të tij të nderit”
IZRAEL-Më 1 nëntor, Yad Vashemi, Autoriteti për Përkujtimin e Heronjve dhe Martirëve të Holokaustit me seli në Jerusalem, organizoi aktivitetin kushtuar rolit unik të shqiptarëve për shpëtimin e secilit dhe të gjithë hebrenjve, të cilët ose jetonin në Shqipëri ose kërkuan aty strehë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke hapur aktivitetin me emrin “Besa: Kod i Nderit - Shqiptarët që i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit”. Kjo ekspozitë e organizuar nga fotografi amerikano hebre Norman Gershman dokumenton heroizmin e shpëtimtarëve dhe të familjeve të tyre, 65 për qind e të cilëve ishin me besim mysliman, të cilët kishin shpëtuar mbi 2000 hebrenj nga kthetrat e Holokaustit nazist. Ekspozita fotografike është produkt pesëvjeçar i fotografit “gjurmues” Gershman, i cili thotë se është frymëzuar nga arkivat e Yad Vashemit.
Ekspozitën e hapi Avner Shalev, kryetar i Drejtoratit të muzeut “Yad Vashem”, në orën 10:30 të mëngjesit të 1 nëntorit gjatë një ceremonie të posaçme, e cila bashkoi personalitete të njohura nga Izraeli, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikë,s për të përkujtuar historinë e gjatë të dhembshurisë, guximit dhe të tolerancës shqiptare, të bazuar në Besë - një kod antik i nderit që u kërkon shqiptarëve ta mbrojnë e shpëtojnë jetën e kujtdo që kërkon mbrojtjen e tyre, madje edhe në rast se kjo mbrojtje nënkupton vënien e jetës së tyre në rrezik.
“Është një tregim që është publikuar rrallë. Bëhet fjalë për historinë e një kombi që i ka shpëtuar të gjithë hebrenjtë e tij, falë kodit të tij të nderit”,- ka deklaruar i mbijetuari i Holokaustit, Ya’acov Altarat, në një intervistë dhënë gazetës “The Jerusalem Post”. Tani shtatëdhjetë e katër vjeçar dhe me banim në Tel-Aviv, Altrat kishte ikur në Shqipëri me prindërit e tij, si djalosh, në vitin 1941, ku e kishin mbrojtur deri në mbarim të luftës. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga fashistët në vitin 1939 e më pas nga gjermanët, në vitin 1943, popullsia shqiptare doli në mbrojtje të hebrenjve duke i strehuar ata në çdo rrethanë dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare nuk pranuan të vepronin në përputhje me urdhrin për përpilimin e listave me hebrenjtë që jetonin në Shqipëri.
Sipas Apostol Kotanit, personalitet i njohur për trajtimin e historisë së hebrenjve në Shqipëri dhe bashkëkryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, së bashku me Petrit Zorbën, (që të dy morën pjesë në ceremoninë e Yad Vashem-it), në fillim, shqiptarët i fshehën e i mbrojtën hebrenjtë me vetiniciativë dhe në mënyrë të pakoordinuar. Më vonë, operacionet e shpëtimit morën trajtë më të organizuar, meqë situata nën sundimin gjerman u vështirësua. Gjatë kësaj periudhe, Këshillat Nacional Çlirimtarë në qytetet e katundet ku mbaheshin të strehuar hebrenjtë i lëviznin ata nga vendi në vend, qoftë nëpërmjet pasaportave të rreme, qoftë të maskuar si katundarë shqiptarë. Shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, në atë kohë pjesë këto të ish-Jugosllavisë, ishin realizues të kalimit të sigurt të hebrenjve në tokat e Shqipërisë.
Kjo histori ka ngelur ende në pjesën më të madhe e panjohur, sepse ajo u shtyp nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës, i cili e kontrolloi Shqipërinë për gati një gjysmë shekulli. Ajo nuk doli në dritë deri në vitin 1990, kur kongresisti Tom Lantos, edhe vetë i mbijetuar i Holokaustit nga Hungaria, udhëtoi për në Tiranë, si një nga zyrtarët e parë amerikanë që po hynte në Shqipëri pas pesëdhjetë vjetësh. Në përpjekje që t’i bënte përshtypje kongresistit Lantos, diktatori i atëhershëm, Ramiz Alia, nxori para tij arkiva të njohura më parë, që përmbanin letra, fotografi dhe pjesë të prera gazetash, kushtuar që të gjitha shpëtimtarëve shqiptarë.
Menjëherë pas kësaj vizite, në të cilën ishte i pranishëm edhe Dio Guardi, ky i dërgoi këto materiale në Izrael, ku u vërtetuan nga Yad Vashemi. Ndërkohë, falë angazhimit kurajoz të Josef Jakoel-it dhe bijës së tij, Felicita, shumica e hebrenjve të mbetur në Shqipëri migruan në Izrael. Ata shkuan pak para se të binte komunizmi, që ndodhi një vit më vonë. Në vitin 1995, me ndihmën e kongresistit Lantos, kongresisti Jerrold Nadler, dhe ish-kongresisti Ben Gilman, e Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, që punuan me Muzeun Amerikan Përkujtimor të Holokaustit në Uashington DC, me qëllim që Shqipërinë ta rendisnin në radhët e Muzeut “Kombet e Nderuara”.
Në po këtë kohë, filantropi i ndjerë amerikano-hebraik, Harvey Sarner, kishte vizituar Yad Vashemin dhe komunitetin shqiptaro-hebraik në Izrael dhe kishte filluar punën që do të shpinte në botimin e librit të tij, “Rescue in Albania - Shpëtimi në Shqipëri”, në vitin 1997. Siç vëren Sarneri në librin e tij, “Rëndësinë e Shqipërisë si strehimore të shenjtë e dëshmon fakti se kthetrave të Holokaustit në territorin e Jugosllavisë i kanë shpëtuar vetëm 10 për qind e 70 mijë hebrenjve, sa kishte në atë kohë në këtë vend”.
Kur Norman Gershmani gjeti një Kopje të librit “Shpëtimi në Shqipëri - Rescue in Albania”, me parathënie nga Joe DioGuardi, të cilin e kishte njohur vite më parë në Nju Jork, midis tij dhe Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacionit filloi një bashkëpunim.
“Besa: Kod i nderit …”, është një aktivitet që është krijuar me ndihmën e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe me mbështetjen financiare të Fondacionit të “Të ndershmëve”, të Fondit komunal Hebraik, të Departamentit për Arsim të Nju-Jorkut, nga ndihma e Fondacioni i familjes Mc Bride dhe nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, do të qëndrojë i hapur për dy muaj në Yad Vashem të Jerusalemit. Më pas, ekspozita në fjalë do të udhëtojë me rend, nëpër të gjitha vendet përkujtimore të Holokaustit nëpër botë. Më 27 janar, ditën kur Holokausti kujtohet në shkallë ndërkombëtare, materiali do të ekspozohet në Selinë e Kombeve të bashkuara, në Nju Jork

Llokume
Administrator
Administrator

Female Numri i postimeve : 112
Location : durrsake e embel
Registration date : 06/05/2009

http://www.ambra.forumattivo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi