CrokoClub Forum Index

Fati i një çifti “vuloset” nga ... puthja e parë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fati i një çifti “vuloset” nga ... puthja e parë!

Mesazh nga Llokume prej Mon Mar 08, 2010 1:06 am

Eshtë një moment shumë emocionues dhe njëkohësisht i sikletshëm në çdo lidhje romantike. Por tashmë, studiuesit kanë zbuluar se puthja e parë mund të jetë edhe më e rëndësishme se ç'kemi besuar deri tani. Ndërsa një puthje mund të jetë thjesht puthje për një mashkull, për një femër, ajo
është një shenjë që mund të tregojë në një farë mënyre perspektivën e përputhshmërisë me partnerin. "Ajo e përdor atë, - thekson studimi, - për të shqyrtuar "atë shkëmbim të pasur e të ndërlikuar" të të dhënave romantike dhe kimike që ndodh mes partnerëve kur buzët e tyre preken. Një mashkull që di të puthë, do të ndihmojë për të bindur atë se ia vlen të dalë me këtë person, ndërsa një person që nuk di të puthë dhe aq mirë, nuk ka shumë gjasa të ftohet më prej saj për kafe. Në një periudhë kohore më të gjatë, një grua e konsideron puthjen si një mjet për të nxitur lidhjen dhe për ta ndihmuar atë të kuptojë nëse partneri i saj ka mbetur besnik dhe i interesuar. Për burrat, puthja ka shumë më pak rëndësi. Ajo mund të jetë një "burim informacioni hormonal", por në shumicën e rasteve konsiderohet si një fazë përgatitore për seksin. Një mashkull ka tendencën të konsiderojë një puthje "të mirë", nëse ai lejohet të përdorë gjuhën dhe "shpërblehet" me pasthirrma kënaqësie, - thekson studimi". Dr.Gordon Gallup i Universitetit të Albanisë në SHBA, thotë: "Informacioni i mbledhur nga një puthje mund të ketë pasoja themelore për një lidhje romantike dhe mund të jetë madje edhe faktor i rëndësishëm në mbylljen e saj". "Ndërsa shumë forca mund të nxisin dy njerëz të kenë një lidhje romantike, puthja, veçanërisht ajo e para, mund të 'prishë paktin'". Studimi i publikuar në revistën "Evolutionary Psychology", sugjeron se edhe informatat për shëndetin e një personi kalojnë nëpërmjet puthjes. "Këto informata mblidhen dhe kuptohen, në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme, nga personat që japin dhe marrin puthje, por janë më të rëndësishme për femrat, - thonë studiuesit, - sepse ato janë më të interesuara për lidhje afatgjata në krahasim me meshkujt, që janë partnerë "oportunistë" në shumicën e rasteve.

Femrat, më shumë se meshkujt i japin rëndësi aromës së frymës së partnerit, shijes së gojës së tyre dhe gjendjes së dhëmbëve, gjatë një puthjeje. "Femrat i japin rëndësi më të madhe puthjes si një element që mund të ndikojë në krijimin e një lidhjeje", - thonë studiuesit. "Të dhënat tregojnë se femrat, më shumë se meshkujt, i bazojnë vlerësimet e tyre në lidhje me aftësinë e partnerit për të puthur, pikërisht tek të dhënat kimike, si për shembull, fryma dhe shija. "Ky studim jep provat se puthja romantike mund të jetë zhvilluar si një strategji e joshjes që funksionon edhe si teknikë e vlerësimit të partnerit, një mjet i nxitjes fillestare seksuale dhe mënyrë e mbajtjes së një lidhjeje të konsoliduar". Vetëm gjysma e femrave të përfshira në studim kishin kryer seks me një burrë pa e shijuar puthjen e parë dhe sipas studimit, shumica e tyre nuk e toleronin përdorimin e gjuhës në takimin e parë. Krejt ndryshe prej tyre, burrat shfaqen më guximtarë dhe sipas të gjitha gjasave, vazhdonin të bënin seks edhe me një femër që nuk di të puthë mirë apo pa e puthur fare atë. Në momentin kur lidhja vendoset, burrat tregohen më pak të interesuar për të puthur, ndërsa gratë vazhdojnë t'i japin shumë rëndësi puthjes. Ato tentojnë gjithnjë të puthin partnerët pas seksit, ndërsa pak burra e bëjnë këtë. Studiuesit i nxorën përfundimet nga tre sondazhe të kryera me 1.041 studentë kolegji, pjesa më e madhe e të cilëve të moshës 18-25 vjeç. Studimi u krye në Universitetin e Albanisë, të Nju Jorkut dhe Kolegjin Albright në SHBA.

Llokume
Administrator
Administrator

Female Numri i postimeve : 112
Location : durrsake e embel
Registration date : 06/05/2009

http://www.ambra.forumattivo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi