CrokoClub Forum Index

Moda pranevere-vere 2010 , ja ngjyrat qe propozojn stilistet per ditet e ngroheta !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Moda pranevere-vere 2010 , ja ngjyrat qe propozojn stilistet per ditet e ngroheta !

Mesazh nga GLORIA prej Mon Mar 08, 2010 8:32 am

Ngjyrat e reja të 2010-s, për sezonin pranverë–verë edhe këtë vit do të sjellin mjaft freski. Mbretëreshat e ngjyrave do të jenë e bardha dhe e zeza, ndërsa do të ketë mjaft ngjyra të lehta, si ajo krem, bluja, vjollca. Paletat e ngjyrave për verën 2010 janë elegante dhe në të njëjtën kohë diellore. Ajo japin siguri dhe ngrohtësi. Baza do të jetë e zezë dhe e bardhë.
Ngjyrat
Bardhë e zi do të jenë gjithmonë baza për çdo sezon. Kjo gjithashtu vlen për modën e verës 2010. Kështu edhe për modën pranverë-verë të këtij viti, për veshjet, ngjyrat mbretëresha do të jenë gjithsesi e bardha dhe e zeza. Kombinimi bardhezi është gjithmonë një nga më të suksesshmit. Ndërkaq, në këtë sezon pas nuk do të ngelen as ngjyrat neutrale, që do të futen në gardërobën tonë si ngjyra të reja. Të tilla ngjyra neutrale do të jenë: pëlhurë, lëkurë, perlë, ngjyrë bezhë, rërë. Sipas stilistëve të botës së modës, ngjyrat neutrale formojnë një paletë mjaft të bukur që ndryshojnë shumë pak nga e bardha e pastër. Janë me të vërtetë elegante dhe po të krahasohen me njëra-tjetrën ato japin një look të rafinuar. Mendoni ngjyrat pluhur, gëlqere të bardhë, të bardhë të lëkurës, gri, perla, rërë, rozë e zbehtë, ngjyrë bezhë. Ato janë jo-ngjyra të bardha, që u është shtuar vetëm një dash i ngjyrës. Me këto ngjyra ju nuk mund të gaboni asnjëherë.
Jeshile
Është çudi e madhe (të paktën për ne) kthimi i të gjelbrës në koleksionet e reja. Ndërkohë që sezonin e fundit të kaluar ishte viola, ndërsa për vitin 2010, do të jetë e gjelbra. Këto janë ngjyra jeshile shumë të sofistikuara. Pamja më e mirë ndoshta është ajo barishte e thatë. Mendoni edhe për ngjyrat si algat e gjelbra dhe kaki. Edhe metali e gjelbër është përdorur gjerësisht.
Baltë dhe çokollatë
Gjithashtu, në përputhje me ngjyrat “botanike” (si jeshile lart) janë tonet kafe që ne do t’i shohim këtë verë. Është si një shkallë progresive e ngjyrave. Hijet e gjelbra janë transformuar në hije baltë, ulliri, kafe dhe çokollatë. Kombinimet e bukura, atëherë, do të jenë të gjitha së bashku.
Violë dhe gri
Po ashtu shtoni në paletat e ngjyrave të sofistikuara si ajo e purpurta, gri e errët dhe do të keni para syve tuaj një ton shumë më elegant që do të jetë në modë këtë verë. Siç u përmend, të gjitha këto ngjyra të buta mund të krahasohen me njëra-tjetrën për efekte të vërteta në verën e vitit 2010.
E kuqja e re
E kuqja është ende e pranishme në ngjyrat e rekomandueshme të sezonit pranverë-verë, edhe pse paksa e ndryshuar. Primare vazhdon të mbetet e kuqja e pastër e dimrit 2009-2010, por për ditët e ngrohta ajo do të bëhet edhe më e veçantë, si në ngjyrë domate më shumë ose edhe më e butë.
E verdhë dhe portokalli
Ndeshja e madhe mes të verdhës dhe portokallisë këtë verë është e ngrohtë dhe më pak fluide se sezoni i kaluar. Ngjyra portokalli është tamam si një supë me domate e holluar me krem pana, ndërsa ngjyra e verdhë vjen si krem.
Blu-vjollcë
Fituesja e madhe për këtë verë është ndoshta bluja ekzotike, e freskët, e gëzueshme. Ne do ta shohim atë në të gjitha nuancat e saj. Edhe bluja në vjollcë do të jetë në modë. Kombinim i bukur blu dhe vjollcë.
Ngjyra “akullore”
Ngjyrat krem janë zëvendësuar me ngjyra akulli, më delikate, por ende të hijshme. Mendoni, e zbehtë të verdhë, e zbehtë manushaqe trëndafili.
Stampa romantike
Dhe këtë sezon ne do të shohim, sigurisht edhe stampa. Neve na pëlqejnë veçanërisht stampat romantike me përzierje të vogël, nganjëherë me lule. Një erë e freskët dhe e këndshme vjen pas një dridhje dimri të plotë e të fortë nga ndikimet e botës “rock and roll” (ron en roll).

Çizmet e shkurta, në modë edhe për ditët e ngrohta
Me ardhjen e ditëve të ngrohta çizmet e gjata do t’i mbathim gjithnjë e më pak, e në vend të tyre nga dollapët do t’i nxjerrim çizmet e shkurta. Këtë sezon, çizmet e shkurta do të jenë me shumë rripa dhe susta, e më modernet janë ato që i kanë të gjitha këto detaje. Do të mbahen të gjitha ngjyrat, mirëpo përparësi kanë ngjyra e zezë, ngjyra hiri dhe ngjyrat e dheut.

Këpucë pranvere 2010
Në seksionin e këpucëve, po ju tregojmë disa nga modelet e marra nga koleksione të ndryshme, për sezonin e pranverës së vitit 2010.

GLORIA
Bukuroshe
Bukuroshe

Female Numri i postimeve : 19
Age : 34
Location : itali
Registration date : 07/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Moda pranevere-vere 2010 , ja ngjyrat qe propozojn stilistet per ditet e ngroheta !

Mesazh nga GLORIA prej Mon Mar 08, 2010 8:33 am

Pak a shume te gjitha ngjyrat jan ne prefersec kete vit

GLORIA
Bukuroshe
Bukuroshe

Female Numri i postimeve : 19
Age : 34
Location : itali
Registration date : 07/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi