CrokoClub Forum Index

LAJMI I FUNDIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

LAJMI I FUNDIT

Mesazh nga ELIN prej Fri Apr 30, 2010 9:38 am

Një grua vetëflijohet duke u hedhur nga kati i 10-të

DURRES - Një grua 45 vjeçare, e cila sipas policisë vuante nga depresioni i ka dhënë fund jetës në një prej lagjeve kryesore të Durrësit. Shtetasja N. Bakaj është hedhur nga lartësia prej 15 katesh, e një pallati të gjendur në ish shëtitoren "Vollga". Ajo ka rënë nga një lartësi prej të paktën 45 metrash, duke u përplasur furishëm mbi asfaltin e shëtitores bregdetare.


Sipas burimeve policore 45 vjeçaria ka vdekur në sekondën e përplasjes mbi asfalt. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:55 minuta, pak metra larg muzeut arkeologjik. Pas sinjalizimit nga banorët, policia mbërriti me shpejtësi në vendngjarje. Me t'u mbyllur akt-ekspertimi trupi i së ndjerës u çua në morgun e spitalit të Durrësit. Hetimet e para të policisë zbardhin faktin se vetëvrasja ka ardhur nga depresioni i vazhdueshëm i gruas, për të cilin ajo kurohej prej muajsh. Viktima ishte e martuar dhe jetonte në lagjen numër një të Durrësit,ku dhe u veteflijua.

_________________

WwW.CrokoClub.Com



ELIN
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 557
Age : 32
Location : ATHIN
Registration date : 03/10/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LAJMI I FUNDIT

Mesazh nga ELIN prej Fri Apr 30, 2010 9:41 am

Festa e PD tek 'Nënë Tereza', PS: Është provokim


TIRANË - Partia Socialiste kërkon nga forcat e rendit që të ruhet qetësia dhe siguria ditën shtunë, ku do të zhvillohen fare pranë njëra-tjetrës protesta e PS-së përballë kryeministrisë dhe festa e PD-së në sheshin "Nënën Tereza". Sekretari Organizativ në PS, Blendi Klosi, e ka cilësuar "festën" e PD-së një provokim të hapur nga kjo parti. "Në datën 1 maj do të ketë edhe një manifestim të PD-së, një provokim i hapur ky i protestës së PS-së. Do të duhet të jenë edhe forcat e shtetit që duhet ta tregojë veten se është i pavarur, të mos e tregojë veten palë me asnjë nga grupimet e datës 1 Maj, të paktën. Protesta jonë do të jetë e vazhdueshme pa fund dhe padyshim ne do të kërkonim atë çka na takon me ligj, atë çfarë na takon si taksapagues i rregullt i këtij shteti që policia dhe shteti të bëjnë detyrën e tyre për të siguruar protestën tonë", - tha Klosi. Deputeti i PS-së theksoi se protestuesit socialistë do të qëndrojnë në shesh pa limit, deri kur të vijë një përgjigje për hapjen e kutive apo për largimin e kryeministrit Sali Berisha. "Protesta do të fillojë ditën e premte pasdite, ku do të marrin pjesë më shumë se në datën 20 nëntor dhe do të mbarojë duke protestuar në mënyrë paqësore, kur protestuesit të kenë përgjigje nga qeveria, të kenë reagim qeveritar, të kenë reagim të mazhorancës, reagim të Sali Berishës për të hapur kutitë ose për të balancuar krizën politike në vend", - tha Klosi. Sipas tij, janë marrë të gjitha masat organizative që në 30 prill, protestuesit të jenë më shumë se 100 mijë vetë.

_________________

WwW.CrokoClub.Com



ELIN
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 557
Age : 32
Location : ATHIN
Registration date : 03/10/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LAJMI I FUNDIT

Mesazh nga ELIN prej Fri Apr 30, 2010 9:43 am

Festa e 1 majit, PS:Qeveria po detyron administratën të firmosë pjesëmarrjen

TIRANË - Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli ka deklaruar sot se qeveria po detyron punonjësit e shtetit të dalin në shesh më 1 Maj. "Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për t'u bërë karshillëk mijëra shqiptarëve që nesër do të fillojnë rezistencën e tyre paqësore ndaj këtij pushteti që në fillim vodhi zgjedhjet e tani po rrënon ekonominë", tha Kodheli.

Sipas saj, në zyrat e shtetit janë duke u përpiluar listat e janë duke mbledhur firmat e punonjësve të administratës civile, mësuesve e studentëve, për t'i thirrur me pahir në festën e 1 Majit.

Kodheli iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve edhe atyre që punojnë në shtet, të gjithë atyre që vuajnë rrënimin ekonomik që buron nga një pushtet i dalë prej votës së vjedhur të protestojnë, paqësisht nesër.

Sipas saj edhe më 1 Maj shqiptarët do të jenë ende në rrugët e Tiranës për të vazhduar protestën e tyre paqësore, në ditën kur në mbarë botën demokratike organizohen protesta të sindikatave e të punëtorëve. "Ndërsa kjo qeveri t'i bashkohet atyre te Koresë së Veriut e Venezuelës, për të festuar 1 Majin", shtoi Kodheli.

_________________

WwW.CrokoClub.Com



ELIN
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 557
Age : 32
Location : ATHIN
Registration date : 03/10/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LAJMI I FUNDIT

Mesazh nga Sponsored content Today at 4:23 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi