CrokoClub Forum Index

Gabimet mbi pacientët, ja shkaqet pse ndodhin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gabimet mbi pacientët, ja shkaqet pse ndodhin

Mesazh nga ELIN prej Fri Apr 30, 2010 9:50 am

Gabimet mbi pacientët, ja shkaqet pse ndodhin




Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Toska, shpjegoi mënyrën se si ndodhin gabimet mbi pacientin, por edhe viktimizimin e mjekëve. Ja si administrohen këto gabime

Në shërbimet mjekësore mund të vihen re gabime mjekësore mbi pacientin dhe kjo për shkaqe të ndryshme. Shpesh ndodh që ndër to ekzistojnë persona që arrijnë të fshehin fajet e tyre, por shumica ndodh që goditen për faje që nuk janë thjeshtë të tyre.


Kështu u shpreh Presidenti i Urdhrit të Mjekut për Rajonin e Tiranës, Faik Toska, në intervistën për "Shekullin", i cili shpjegon se si ndodhin gabimet në kurriz të pacientëve, por edhe rastet kur mjekët kanë qenë viktima të publikut edhe kur nuk kanë bërë ndonjë gabim klinik.


Doktor, a mund të na shpjegoni në lidhje me gabimet mjekësore që bëhen mbi pacientin dhe cilat janë shkaqet kryesore të këtyre gabimeve?


Në shërbimet mjekësore të të gjithë niveleve mund të vihen re gabime klinike, që do të thotë se një pacient pëson një dëm për shkak të mosprofesionalizmit, neglizhencës, pakujdesisë së një specialisti të fushës së mjekësisë, ose më shpesh të disa operatorëve të kësaj fushe.


Por, shpesh ndodh që ndër to ekzistojnë persona që arrijnë të fshehin fajet e tyre, por shumica ndodh që goditen për faje që nuk janë thjeshtë të tyre. Administrimi i rrezikut klinik përfaqëson bashkësinë e të gjithë këtyre veprimeve për të identifikuar, vlerësuar dhe korrigjuar rreziqet klinike.


Rrallë herë incidentet në mjekësi shkaktohen nga një gabim i vetëm human ose teknologjik; Më shpesh ato janë frutë i një zinxhiri gabimesh ose ngjarjesh dhe, operatori përgjegjës i gabimit final, pra mjeku nuk është veç se hallka e fundit përbërëse e këtij zinxhiri, porse që paguan për të gjithë.


Në këtë kuadër, nuk mund të rri pa përmendur një rast vdekjeje që ndodhi në neurokirurgji, jo nga teknika operatore apo gabimi human, por ishte rezultat fatal i një infeksioni spitalor.


Raste të tjera të infeksioneve spitalore tek të shtruarit, fatmirësisht nuk kanë çuar në ekzekutues, porse kanë sjellë pasoja të tjera, duke zgjatur ditëqëndrimet në spital dhe rritur kostot e mjekimeve, janë të shumta, por jo aq të diskutuara.


Si trajtohet gabimi klinik mbi pacientët dhe a mundeni t'i ilustroni me shembuj konkret?
Gabimet janë trajtuar si pasoja të veprimeve të tilla të organizuara dhe jo si shkaqe të falimentimit të sistemit.


Do të përmendnim shembullin e një pacienti me fibrilacion ventrikular, mjekimi i të cilit kërkoi përdorimin e defibrilatorit, që u gjend jo në gatishmëri, i pa karikuar. Ndërsa mjeku e kërkon atë, pacienti vdes. I kujt është faji? I mjekut, i drejtuesit të administratës që nuk ka marrë masa për riparimin? I k/infermieres që duhet të kontrollonte?


Urdhri i Mjekëve fillon verifikimin profesional ose hetimin mbi situatën, apo ekspertizën, të cilat shpesh nuk janë në gjendje të bëhen, sepse është vetë specialisti mjek që duhet të bëjë këtë veprim. Edhe drejtuesit jo gjithmonë ndërhyjnë për të mbrojtur mjekun, kështu që figura e tij në këto raste mbetet e hetuar, e sfiduar, e pabesuar, e stresuar.


E njëjta gjë mund të thuhet për historinë e hidhur të vdekjes në QSUT - reparti i ORL-së, të një pacienteje nga hemorragjia disa ditë pas kryerjes së tonsilektomisë.


Mjeku otojatër, i cili tregoi përkujdesje për ta rishtruar e ndjekur, mbeti objekti kryesor i akuzës dhe i dënuar, ndërkohë që ekspertiza nuk duhej të ishte thjeshtë për të zbuluar shkakun e vdekjes, por edhe të faktorëve të tjerë që në të vërtetë u bënë shkaktarë të këtij përfundimi fatal, siç janë pajisja me mjetet e punës për të përballuar situata të tilla, për më tepër në një spital të sistemit terciar, gjendja e tyre, përgatitja dhe gatishmëria e personelit reanimator, etj.


Atëherë, duhet që, së pari, të analizohet prejardhja e një incidenti, duke marrë parasysh gjithë ngjarjen, gabimet dhe të metat që e kanë gjeneruar atë. Këtu vihet re se pjesa më e madhe e shkaqeve i detyrohet njeriut, duke e titulluar si "gabim human".


Por faktikisht, në një analizë më të thellë të ngjarjes pleksen edhe probleme të tjera siç janë ata mbi pajisjen me mjetet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e tyre, të veprimeve të gabuara menaxheriale ose të sistemeve jo efikase të komunikimit, etj.


Si mund të behët administrimi i riskut klinik (gabimit mjekësor)?


Janë dy elementë që në kushtet tona përbëjnë një nga bazat e administrimit të riskut klinik, jo vetëm në aspektin juridik, por më shumë si një proces bazë të komunikimit, me të cilin mjeku luan rolin e tij në drejtim të rritjes së besimit tek pacienti i tij.


Informimi paraprak i të sëmurit për shëndetin e tij dhe për rezultatet e mjekimit, si dhe informimi i familjarëve të tij, janë pasqyruar qartë në nenet 16, 17 dhe 18 të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë sonë.


Gjithashtu, kartela klinike e plotësuar mirë në çdo pjesë të saj, e kuptueshme dhe e saktë në lexim, si në sistemin ambulator, ashtu dhe në atë spitalor mbetet pasqyrues i punës së bërë prej mjekut dhe mbrojtëse në kuadrin e administrimit të riskut klinik.


Por, në raste kur Urdhri i Mjekëve është dashur të bëjë verifikimin profesional, shpesh herë është ndeshur me kartela që nuk kanë përfaqësuar punën realisht të bërë me pacientin dhe, në rastet më të zakonshme, të shkruara jo saktë e me nxitim, me shkrim të pa lexueshëm dhe me analiza të shpërndara.


QSUT, 90% e fletërekomandimeve të paplotësuara


Nga një verifikim mbi zbatimin e sistemit të referimit i dokumentuar në kartelën klinike në QSUT-në e Tiranës, në 90 % të rasteve, fletërekomandimet nga shërbimi ambulator, rezultuan të plotësuara me mungesa ose në mënyrë të tillë që nuk i përgjigjen qëllimit për të cilin ky dokument referues është dërguar.


Kështu u shpreh presidenti i Urdhrit të Mjekut për Rajonin e Tiranës, Faik Toska, i cili shpjegoi se vlerat e kartelave klinike synojnë studimin dhe kërkime të çdo lloj qëllimi pozitiv, përfshirë edhe përgjegjësinë profesionale të mjekut, për kontrollin e infeksioneve spitalore, për akreditimin profesional.


"Këto vlera të parashtruara edhe në sistemin tonë shëndetësor, mbeten të parealizuara ose pjesërisht të arritura në stadin e zbatimit të tyre. Përça thuhet më lart, mendoj që në sistemin tonë shëndetësor duhet zbatuar një strategji e përshtatshme e administrimit të riskut, çka nënkupton verifikimin, zbatimin dhe korrigjimin e riskut klinik", - thekon Toska.


Lindshmëria, vetëm 35 mijë lindje në vit


Tashmë, partnerët mendohen mirë para se të lindin fëmijë. Madje, edhe mosha kur çiftet vendosin të kenë fëmijë është rritur ndjeshëm Nga 3.3 fëmijë që llogaritej në vitet '93-'95 lindshmëria ka rënë në 1.6 fëmijë për grua në vitet 2006 - 2008.


Kjo u bë e ditur dje në konferencën e organizuar nga USAID për fushatën e "Mjeteve të Informimit Publik mbi Planifikimin Familjar", ku mori pjesë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, drejtoresha e këtij programi, Berengere de Negri dhe mjekët specialistë. Studimet e fundit përllogarisin të kemi vetëm 35 mijë lindje në vit në rang kombëtar.


Kjo për shkak se çiftet janë të prirur drejt karrierës dhe se shpeshherë zgjedhin dhe rrugën e gabuar për të penguar një shtatzëni të padëshiruar. Sipas drejtoreshës Berengere de Negri, kjo fushatë sensibilizimi do të bëhet për rritjen e përdorimit të metodave kontraceptive bashkëkohore për parandalimin e shtatzënive të paplanifikuara.


Përdorimi i kontraceptiveve, nga 8% në vitin 2002, është rritur në 11 % në vitin 2009. Ky nivel i ulët i përdorimit i shoqëruar dhe me numrin e ulët të lindjeve tregon se aborti është alternativë kryesore në rastet kur ndodh një shtatzëni e padëshiruar.
Gabimet mbi pacientët, ja shkaqet pse ndodhin

_________________

WwW.CrokoClub.Com



ELIN
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 557
Age : 32
Location : ATHIN
Registration date : 03/10/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi