CrokoClub Forum Index

Konferenca e gjashtë e ministrave të Evropës Juglindore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Konferenca e gjashtë e ministrave të Evropës Juglindore

Mesazh nga ELIN prej Fri Apr 30, 2010 11:14 am

Konferenca e gjashtë e ministrave të Evropës Juglindore

27/04/2010 Një strategji e përbashkët kulturore rajonale si dokument kyç për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të përbashkëta kulturore dhe mbështetje e përbashkët në fushën e trashëgimisë kulturore dhe krijimtarisë artistike, ka qenë në qendër të takimit të përvitshëm të ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore të mbajtur këto ditë në Cetinjë në Mal të Zi. Më 23 dhe 24 prill, delegacioni i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kryesuar nga ministri Ferdinand Xhaferaj, ishte i pranishëm në dy konferencat e ministrave, të mbajtura në Mal të Zi, vend i cili mbante presidencën e radhës të Këshillit të Ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Jug Lindore, si dhe të Këshillit rajonal të Bashkëpunimit.

Në këto dy Konferenca morën pjesë ministrat e Kulturës të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë – Hercegovinës, Kroacisë, Rumanisë, Serbisë, Moldavisë, zv/ministri i Kulturës i Bullgarisë, ministri i Shtetit i Rumanisë. Shtetet si Greqia dhe Turqia u përfaqësuan me ambasadorët respetivë të akredituar në Mal të Zi.

Më 23 prill, pas takimit të Grupit Ndërkombëtar të Punës, ku morën pjesë ekspertë të MTKRS, u zhvillua Konferenca e 6-të Ministrore mbi Trashëgiminë Kulturore në Evropën Jug-Lindore në kuadër të nismës rajonale “Trashëgimia Kulturore – Një Urë drejt të Ardhmes së Përbashkët” e mbështetur nga UNESCO nëpërmjet Zyrës së UNESCO-s në Venecia, si vazhdim i bashkëpunimit rajonal të filluar me Konferencën në Mostar (2004), e ndjekur nga Konferenca e Venecias (2005), Ohrit (2006), Zadarit (2007) dhe Bukureshtit (2008).

Konferenca e Gjashtë Ministrore përfaqësoi një pikë kthese në bashkëpunimin e deritanishëm pesëvjeçar. Objektivi dhe programi i konferencës frymëzohen nga “Rekomandimet e Sofjes” miratuar nga Grupi Ndërkombëtar i Punës, të cilat synojnë përcaktimin e një Plani të ri Veprimi për shtimin dhe përmirësimin e trashëgimisë kulturore të Evropës Jug-Lindore si burim i përbashkët për dialog dhe zhvillim të qëndrueshëm, për t’u paraqitur dhe miratuar nga konferenca.

Në këtë konferencë ministri Xhaferaj, u shpreh se “përgjegjësia e autoriteteve përgjegjëse për ruajtjen e trashëgimisë kulturore rajonale i tejkalon angazhimet e një qeverie të vetme, por kërkon përpjekje të përbashkëta duke i dhënë një orientim të drejtë politik dhe strategjik nëpërmjet përdorimit të strukturave përkatëse”.

Një nga iniciativat më të rëndësishme që iu ofrohen vendeve të rajonit të Evropës Jug-Lindore është Programi për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e vëmendjes mbi diversitetin në rajon nga njëra anë dhe fijet e përbashkëta historike, kulturore dhe ekonomike që i lidhin këto vende, nga ana tjetër.

Ministri Ferdinand Xhaferaj cilësoi angazhimin serioz të qeverisë shqiptare për ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë kulturore të përbashkët, nxitjen më tej të vlerave që mbart ky rajon, si dhe vendin që zënë këto vlera në trashëgiminë kulturore dhe natyrore në Evropë. Në fund të Konferencës mbi Trashëgiminë Kulturore u nënshkrua dhe një deklaratë e përbashkët ku të gjithë ministrat u angazhuan për vazhdimësinë e projekteve në kuadër të nismave rajonale, nën kujdesin e UNESCO-s dhe zyrës së UNESCO-s në Venecia. Takimi i radhës i ministrave të Kulturës në kuadër të programit të bashkëpunimit të UNESCO-s në vitin 2011 do të organizohet në Beograd, Serbi.

Krijohet rrjeti i teatrove të Evropës Juglindore

Ekspozita e tre artistëve shqiptarë dhe prezantimi i projekteve të Festivalit Evropian të Koreve dhe Filarmonisë Ballkanike

Në konferencën ministrore të 24 prillit, krahas raportimeve nga secili vend mbi Planin e Veprimit për periudhën 2009 – 2010, ministrat pjesëmarrës u angazhuan për vazhdimësinë e kësaj nisme. Ministrat ranë dakord që të ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për programet integruese në fushën e trashëgimisë kulturore dhe krijimtarisë artistike, si dhe nxitjen e promovimit të shprehjes kulturore në nivel kombëtar dhe rajonal.

Ministrat vlerësuan mbështetjen konkrete që kanë dhënë organizmat ndërkombëtare si Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, UNESCO dhe organizma të tjerë në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të vendeve të Evropës Jug-Lindore.

Ministri Xhaferaj e cilësoi këtë nismë të ndërmarrë pesë vjet më parë nga Ministria shqiptare e Kulturës, për krijimin e Këshillit të Ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Jug-Lindore, si nevojë e domosdoshme drejt një hapi të rëndësishëm në fushën e kulturës, por dhe një hap të madh politik dhe moral në rajon.

Ai theksoi se tashmë që shumica e vendeve të rajonit kanë ndërmarrë hapa konkretë drejt integrimit evropian, “lind nevoja për krijimin e një rrjeti pune efektive për të zhvilluar politika kulturore tej kufijve gjeografikë, ndërkohë që duhet të ruajmë diversitetin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore”. Ky Këshill sipas Xhaferajt, përveç zgjerimit duhet të rrisë efektivitetin dhe bashkëpunimin, duke pasur si qëllim dialogun e kulturave për garantimin e paqes, bashkëpunimin dhe zhvillimin e formave materiale dhe imateriale të shprehjes. Në këtë takim u pranua dhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës të Sllovenisë për anëtarësim në këtë Këshill, kërkesë cila u pranua unanimisht.

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, e cila u nënshkrua nga të gjithë ministrat e vendeve anëtare të këshillit, u ra dakord që të krijohet rrjeti i teatrove ( NETA), i cili do të përbëhet nga teatrot dhe festivalet më të rëndësishme të vendeve pjesëmarrëse të rajonit të Evropës Jug-Lindore ku do të përfshihen dhe institucione jashtë kësaj linje nga vende dhe shoqata të tjera si nga Italia, Hungaria, Rusia dhe Sllovakia për të siguruar kushtet për realizimin e projekteve të rëndësishme rajonale teatrore. Në fund të këtij takimi u inaugurua dhe ekspozita “Ecja përpara: Arti Kontemporan i Evropës Jug-Lindore”, ku morën pjesë dhe tre artistë të rinj shqiptarë: Heldi Pema, Dorina Arapi dhe Ilir Kaso. Të tre artistët shqiptarë treguan me figura dhe mënyra krejt individuale këndvështrimet e tyre mbi realitetin dhe mbi fenomenet urbane që i përkasin njeriut. Ministria e TKRS-së prezantoi edhe dy projekte: Festivalin Evropian të Koreve, i cili do të organizohet në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, më 16 – 18 tetor 2010, si dhe projektin për krijimin e një filarmonie ballkanike me pjesëmarrjen e artistëve instrumentistë të rinj nga të gjithë vendet e rajonit. Ky projekt do të marrë formën e vet gjatë presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Jug-Lindore, e cila do të jetë nga prilli 2010 deri në prill 2011.

_________________

WwW.CrokoClub.Com



ELIN
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 557
Age : 32
Location : ATHIN
Registration date : 03/10/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi